BallinaKryesoreSHBA nis zbatimin e planit të ri për politikanët “non grata” në...

SHBA nis zbatimin e planit të ri për politikanët “non grata” në Ballkan

spot_img
spot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që me çdo kusht të nxjerrin nga sistemi të korruptuarit në Ballkan.

Para pak ditësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zgjati edhe një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjet të jashtëzakonshme në rajon, duke vlerësuar se situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

Radio Evropa Lirë (REL), raportoi dje se amerikanët kanë sanksionuar një rrjet prej dy individësh dhe shtatë entitetesh, që është thënë se sigurojnë burime të mëdha të të ardhurave për presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, i sanksionuar, po ashtu, nga SHBA-ja, dhe për familjen e tij.

“Dodik e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për të rritur pasurinë përmes kompanive të lidhura me të dhe Igor Dodikun”, është thënë në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit.

Autoritetet amerikane kanë thënë se dënojnë përpjekjet e vazhdueshme të Dodikut për të gërryer institucionet që kanë garantuar paqe dhe stabilitet, në Bosnje-Hercegovinë dhe në rajon.

Ato, gjithashtu, janë shprehur se do të vazhdojnë të shpërfaqin skemat mashtruese që i kanë mundësuar Dodikut dhe familjes së tij që të shfrytëzojë njerëzit e vet për përfitime personale.

Pra plani i SHBA, tani është që jo vetëm t’i shpallë “non grata” politikanët e korruptuar dhe problematikë të Ballkanit, por dhe t’iu presë burimet financiare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular