Turqia e nis me fitore Europianin, teksa triumfoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e zhvilluar në “Singal Iduna Park” për llogari të grupit F.
Kombëtarja e Montelës ia doli për të marrë maksimumin, por në fushën e lojës asgjë nuk ishte e thjeshtë edhe pse përballë ishte skuadra e vetme debutuese e Euro2024, por Gjeorgjia meriton vlerësimet maksimale për paraqitjen e bërë.
Mert Muldur kaloi në avantazh turqit në minutën e 25-të me një supergol nga distance, një goditje që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Mamardashvili. Ky moment ka shkaktuar emocione të forta në tribuna, teksa e dashura dhe mamaja e futbollistit turk, janë kapur nga kamera teksa shpërthejnë në lot në momentin e shënimit të golit nga Muldur.
Padyshim që bëhet fjalë për lotë gëzimi. Për më tepër shikoni videon: