Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit të një efektivi policie në në lagjen “Tepe”.
Mësohet automjeti i efektivit me iniciale K. S., 50 vjeç, ishte i parkuar në oborrin e banesës dhe lënda plasëse ishte vendosur tek goma e pasme e automjetit.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Njoftimi:
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Mësohet se në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve