Kombëtarja shqiptare është kthyer përsëri në Kaiserau, duke filluar tashmë përgatitjet për ndeshjen ndaj Spanjës. Ashtu siç është bërë e zakonshme një ditë pas ndeshjeve, trajneri Silvinjo ka punuar vetëm me një pjesë të lojtarëve.
Titullarët janë lënë pjesërisht pushim nga trajneri, duke kryer vetëm punë atletike në palestër apo edhe me vrapime në fushë.
Ndërsa pjesa tjetër ka qenë nën vëmendjen e trajnerit që ka zhvilluar ushtrime dhe një mini-ndeshje mes tyre në këtë seancë të parë stërvitore pas ndeshjes me Kroacinë.
FSHF raporton se nuk ka probleme fizike për futbollistë nën urdhrat e Silvinjos dhe se të gjithë për momentin janë të gatshëm për të qenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Spanjës.