BallinaRajoniGjenden trupat e 4 burrave të pajetë në vendndodhje të ndryshme në...

Gjenden trupat e 4 burrave të pajetë në vendndodhje të ndryshme në Prishtinë, nisin hetimet! Çfarë dyshohet

Trupat e pajetë të katër burra në vendndodhje të ndryshme në Prishtinë janë gjetur nga policia. Ndërkohë kanë nisur hetimet për vdekjen e tyre.

E lidhur me vdekjen e katër personave në Prishtinë, Telegrafi ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë ka deklaruar trupave të pajetë të katër personave po u bëhet autopsia për përcaktimin e shkakut të vdekjes së tyre.

“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’.

Prokuroria në koordinim me policinë është duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtyre vdekjeve në 24 orëshin e fundit, të cilat bien në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Lidhur me detajet e këtyre rasteve, në këtë fazë nuk mund t’i ndajmë me ju, për shkak se mbesim në pritje të raporteve të autopsisë dhe të rezultateve nga hetimi, të cilat do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të tyre”, tha Laureta Ulaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular