BallinaAktualitet“Je kryeministri i parë që kam takuar”- Ylli i YouTube vjen në...

“Je kryeministri i parë që kam takuar”- Ylli i YouTube vjen në Shqipëri dhe i shkon në zyrë Ramës, si e priti kreu i qeverisë

spot_img
spot_img

Ylli i njohur i YouTube, Ishowspeed, ka ardhur për herë të parë në Shqipëri sot dhe është pritur në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Rama e priti në zyrë ndërsa zhvilluan dhe një bisedë bashkë, rreth mënyrës si ka njohur Shqipërinë.

Gjithashtu ata kanë folur për pikturat e Ramës, ndërsa Ishowspeed i thotë se është kryeministri i parë që ka takuar ndonjëherë.

Pjesë nga biseda:

Ishowspeed: Edi Rama, djali im! Më jep një përqafim! Jam një fans i madh i yti

Edi Rama: Si u bëre fansi im

Ishowspeed: Jam shqiptar vëlla, je i pari kryeministër që kam takuar

Rama: Vërtet

Ishowspeed: Po vëlla! Është çmenduri, e dua këtë vend

Edi Rama: Kjo është tryeza ime! Unë pikturoj

Ishowspeed: Je piktor? Je edhe artist?! Dreqin! Se prisja këtë nga ju

Rama: Ulu atje

Ishowspeed: Po, po ulem

Rama: Po, jam artist

Ishowspeed: Pra je artist?

Rama: Kam qenë artist më parë, më pas kryeministër

Ishowspeed: Pra, të gjitha këto janë pikturat e tua? I ke bërë ti të gjitha në këtë dhomë

Rama; Po

Ishowspeed: Uau! Ke pikturuar më parë?

Rama: Gjithë jetën time, që kur kam qenë tre vjeç! Do të të jap librin tim

Ishowspeed: Jemi i emocionuar, seriozisht

Rama: Kur ke ardhur në Shqipëri

Ishowspeed: Sapo kam mbërritur, 2-3 orë më parë

Rama: Si u ndjeve kur erdhe?

Ishowspeed: Erdha për kulturën, duhej të vija

Rama: Kur ke dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë

Ishowspeed: Ishte një moment kur dikush, një futbollist që bëri simbolin e shqiponjës. Pas kësaj thashë duhet të vij në Shqipëri.

Rama: Ku jeton?

Ishowspeed: Jam nga Portugalia, por jetoj në Amerikë

Rama: Pra, je Youtuber?

Ishowspeed: Po, youtuber jam

Rama: Cfarë bën në YouTube?

Ishowspeed: Drejtpërdrejt shkoj në vende, luaj lojëra, lojëra futbolli, gjera të tilla

Rama: Më thanë që të takoja dhe mendova kush qenka ky djalë

Ishowspeed: Pse mos të takohemi, është nder dhe për mua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular