Pesë të vdekur e shumë të lënduar, 10 nga të cilët në gjendje të rëndë është bilanci tronditës i zjarreve që shpërthyen mbrëmjen e djeshme në juglindje të Turqisë.
Flakët që pushtuan disa fshatra në rajonet Diyarbakir dhe Mardin u përhapën me një shpejtësi skëterrë pohuan autoritetet vendase, mes temperaturave përvëluese dhe erërave të fort afër zonë. Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca pohoi se katër ekipe të emergjencave dhe 35 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerikaya, sqaroi përmes një postimi në X tha se zjarri nisin ë orët e vona të së enjtes në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Dijarbakirit. Pas kësaj, ai u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme, duke rrethuar me mure flakësh pesë fshatra. Për pasojë, tre banorë të Dijarbakirit dhe dy të Mardinit humbën jetën. Ndërkaq në veriperëndim të Turqisë, zjarrfikësit po punojnë që të shuajnë zjarret afër qytetit Ajvaçik në provincën Çanakale, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.
Kjo provincë javën e fundit është përballur me disa zjarre për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme. Atje fatmirësisht nuk ka pasur viktima, teksa autoritetet vendosën ta evakuonin një fshat të rrezikuar të zonës si masë paraprake.