BallinaKryesoreVIDEO/ “Luftë” deri në minutën e fundit, Ukraina arrin të përmbysë Sllovakinë...

VIDEO/ “Luftë” deri në minutën e fundit, Ukraina arrin të përmbysë Sllovakinë dhe mban gjallë shpresat e kualifikimit

Sllovakia u mund sot nga Ukraina në Dyseldorf me shifrat përfundimtare 1-2, takim i vlefshëm për Grupin  E të Kampionatit Europian 2024.

Golin e parë të takimit e shënuan sllovakët me anë të Shranz në minutën e 18-të lojës duke marrë avantazhin, që do ta ruanin deri në fundin e pjesës së parë. Në të dytën Ukraina kishte një ritëm tjetër, dhe në fillim arritën të shënonin në minutën e 54-t me anë të Shaparenkos për të kthyer baraspeshën. Më pas në të 80-tën minutë, heroi i ndeshjes do të ishte Jarençuk ai që do të shënonte dhe të dytin për t’i dhënë fitoren Ukrainës.

Me këtë rezultat, Ukraina ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Sllovakia bie në të tretin me po aq pikë. Takimin e radhës ukrainasit do ta kenë kundër Belgjikës, ndërsa sllovakët kundër Rumanisë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me datë 26 qershor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular