Ka nisur me tensione protesta e opozitës, që po mbahet para bashkisë së Tiranës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, protestuesit që në nisje të tubimit kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës, duke shkaktuar flakë në pjesën e jashtme të godinës.
Kujtojmë se kjo është protesta e 13 në radhë e organizuar nga opozita.