Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e së shtunës pranë Gjirit të Lalzit.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 16-vjeçar i identifikuar si Alban Hasrama.
Sipas informacioneve nga gazetarja, Klodjana Haxhiaj, policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.