BallinaKryesoreBëri gafën me të famshme të sezonit në Champions, ja kush është...

Bëri gafën me të famshme të sezonit në Champions, ja kush është gjyqtari që do drejtojë Shqipëri-Spanjë

spot_img
spot_img

Shqipëria do të përballet me Spanjën të hënën në orën 21:00, te stadiumi i Duseldorfit, takim i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.

Një sfidë tepër e rëndësishme për fatet e kuqezinjve, që i duhet me patjetër fitorja për t’u kualifikuar nga “grupi i ferrit”. UEFA ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe arbitrat që do të gjykojnë këtë ndeshje.

Gjyqtar kryesorë do të jetë suedezi, Glen Nyberg, arbitri i famshëm i çerekfinales së Ligës së Kampioneve, midis Arsenalit dhe Bajern Mynihut në “Emirates Stadium” të Londrës. Arbitri mbahet mend mirë nga tifozeritë e të dyja skuadrave, sepse sipas tyre, suedezi ua mohoi një penallti secilës palë.

Asistent të tij do të jenë Mahbod Beigi dhe Andreas Sëderqvist, po ashtu suedez. Gjyqtar i katërt do të jetë ukrainasi Kristian Dingert, ndërsa në VAR do të jenë anglezi David Kote dhe gjermani Marko Fric.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular