BallinaLifestyleÇifti zyrtarizojnë lidhjen, Romeo Veshaj lë pas karrierën në ekran dhe largohet...

Çifti zyrtarizojnë lidhjen, Romeo Veshaj lë pas karrierën në ekran dhe largohet me Heidi Baçin te familja e saj

spot_img
spot_img

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin në “BBV”, ndërsa e vazhduan lidhjen e tyre edhe pas daljes nga shtëpia. Së fundmi çifti kanë nisur pushimet së bashku jashtë vendit.

Fillimisht Heidi dhe Romeo kaluan kohë të mirë së bashku në Barcelonë, ndërsa tashmë dyshja kanë zgjedhur që të vizitojnë Italinë, shteti që ish-banorja e “BBV” lindi dhe u rrit. Çifti së fundmi kanë ndarë me ndjekësit një foto nga Milano, ndërsa treguan se po kalojnë një kohë të bukur me njëri-tjetrin.

“Është shndërruar në italian”, – shkruan Heidi krahas videos së saj me Romeon. Duket se në këto ditë në Itali, Romeo ka pasur mundësi që të takohet edhe me familjen e Heidit, duke formalizuar kështu historinë e tyre të dashurisë. Kujtojmë që kur ishin pjesë e lojës, Romeo fliste shpesh për takimin që do të kishte me familjen e partneres së tij. Në natën finale të spektaklit, babai i Heidit erdhi në shtëpinë e “Big Brother” dhe shprehu hapur mbështetjen e tij për lidhjen e të bijës.

Dhe duket se në këto ditë të nxehta vere, Romeo ka vendosur që të afrohet më shumë me familjen e partneres së tij. Deri më tani, në rrjetet sociale çifti ka zgjedhur që të mos publikojë foto nga ky takim, duke zgjedhur që ta shijojnë këtë histori në privatësi të plotë. Nga ana tjetër, ajo që ka munguar është edhe fotoja e Heidit me prindërit e Romeos.

Çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi nuk kanë rrëmbyer vetëm vëmendjen e mediave shqiptare, por edhe atyre italiane, vendi në të cilin kjo e fundit prej vitesh ka jetuar dhe punuar së bashku me familjen e saj. Këto të fundit kanë komentuar lidhjen e çiftit dhe eksperiencën e Heidit në shtëpinë e “BBV”.

Heidi Baçi, ish-konkurrentja e “Big Brother Italia”, e cila braktisi “reality show”-n pas vizitës së babait të saj, Genti i cili ishte kundër lidhjes së saj me aktorin Massimiliano Varrese. Baçi në Shqipëri, përveç se ka arritur të fitojë vendin e katërt të “Big Brother VIP Albania” ka gjetur edhe dashurinë, shkruan media “Isa e Chia”. Pas këtyre ditëve pushimi, dyshja do të nisë edhe bashkëjetesën. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar akoma nga çifti, disa burime për “VIP Magazine” kanë treguar se tashmë Heidi dhe Romeo po bashkëjetojnë.

Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë, ndërsa sipas medias, çifti po planifikojnë pushimet e tyre këtë verë. Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëri-tjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Me pjesëmarrjen në koncertin e Alban Skënderajt, e gjithë vëmendja e fansave ishte te çifti, ndërsa ata u shfaqën duke kërcyer dhe kënduar të përqafuar së bashku.

Duket se është pikërisht kjo mbështetje, që e ka bërë Heidin të mendojë për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri, ku edhe do të bëhet pjesë e ekranit. Ambicien për të qenë pjesë e botës së televizionit, Heidi e ka shprehur shpesh edhe në daljet e saj për publikun. E pyetur nëse ka plane për televizion, ajo ka pranuar se diçka e tillë është në planet e saj.

“Mendoj se po do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do të doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim… Më ka marrë malli edhe për Milanon, sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane, por nuk më ka shkuar siç duhej. Nuk më shqetëson fama që kam marrë. Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do të isha budallaqe nëse do të mendoja se nuk do të kisha vëmendje. Edhe familjarët e mi janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është familja. Kur ke ata, ke gjithë botën”, – u shpreh Heidi.

Ndërkohë që ajo dhe Romeo po përgatiten për pushimet e tyre, duket se çifti është edhe në bisedime për kontrata të reja televizive, ku këtë herë kryefjala është Heidi. Nga ana tjetër, Romeo do të ketë një sezon të ngjeshur veror, pasi kërkesat për të qenë në koncerte janë shtuar. Tashmë, në koncerte me të shkon edhe Heidi, e cila shijon atmosferën, por edhe dedikimet romantike që partneri i bën. Por tashmë që lidhja e çiftit po jetohet edhe jashtë fokusit të publikut, dy të rinjtë po merren edhe me karrierat e tyre. Si për Heidin, ashtu edhe për Romeon çmimet për reklamimet janë shtuar në rrjetet sociale.

Çifti aktualisht renditet tek personazhet më të kërkuar për spote në rrjete sociale, ndonëse ata janë ende duke mbyllur disa kontrata. Nga ana tjetër, Romeo tashmë e ka mbyllur me karrierën e tij si moderator dhe është përqendruar tek projektet si aktor, por edhe tek netët ‘live’, ku agjenda e tij është pothuajse e gjitha e zënë për sezonin veror. Megjithatë, dyshja ka programuar edhe disa ditë arratisje, për të shijuar disa ditë plazhi. Ajo që dihet me siguri, është fakti që Heidin do ta shohim gjithnjë e më shpesh në Shqipëri, ku edhe do të kërkojë një vend në ekran.

Deri më tani, për Heidin kanë qenë disa ftesa vetëm në ekrane, për të dhënë intervista, sakaq shtatori pritet që të jetë një epokë e re për jetën e saj, ku edhe do të jetë e pranishme më shpesh në televizion. Në intervistat e saj, Heidi ka folur edhe për periudhën pas përfundimit të “Big Brother”, duke zbuluar se nuk ka folur me asnjë nga ish-banorët.

“Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur. Julin ndoshta mund të takoja”. Më tej, finalistja ka bërë edhe një krahasim mes “Grande Fratello” dhe “Big Brother VIP 3”. “ Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. Më ka rritur më shumë. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten”, – rrëfeu Heidi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular