BallinaKronikeDetajet/ U dhunua nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa...

Detajet/ U dhunua nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “JO”, e rrahën barbarisht

spot_img
spot_img

Një 29-vjeçare në Vlorë përfundoi në spital pasi u dhunua nga tre burra të cilët presupozohet të ishin më të rëndësishmit e jetës së saj por në fakt rezultuan të ishin dhunuesit e saj, aq sa t’i rrezikonin jetën.

Ajo u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Ngjarja ndodhi në banesën ku ajo jetonte së bashku me prindërit.

Shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj.  Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës. 3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.

Një episod tjetër dhune në familje u regjistrua në Klos ku për një motiv të çastit u konfliktuan dy vëllezër në fshatin Gurë e Vogël. Në pranga ra 38-vjeçari Rufat Tusha në banesën e të cilit policia sekuestroi një pistoletë pa leje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular