Një Portugali spektakolare, është shfaqur sot në Dortmund përballë Turqisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit F.
Skuadra e Cristiano Ronaldos ka triumfuar 3-0, duket qenë superiore nga fillimi në fund. Skuadra e Vincenzo Montellas ndërkohë, ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës, duke mos qenë e rrezikshme tek porta e portugezëve.
Golat u realizuan nga Bernardo Silva në minutën e 21-të, më pas erdhi autogoli i Akaydin, që nuk u kuptuar me portierin Bayindir, ndërsa në pjesën e dytë CR7 u tregua altruist teksa ftoi për të shënuar me portën e zbrazët Bruno Fernandezin, në minutën e 56-të.
Me këtë fitore Portugalia e Roberto Martinezit arrin të kualifikohet për më tej, ndërsa Turqia mbetet në kuotën e 3 pikëve dhe do të luajë gjithçka në ndeshjen e fundit, atë përballë Çekisë.