Një 48-vjeçar shqiptar, i dënuar për vrasje në Itali në vitin 2011 është arrestuar në Janinë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u vendos në pranga pasditen e djeshme në Janinë.
Ndaj tij autoritetet italiane kishin lëshuart një urdhër-arresti në vitin 2021, për veprat penale të vrasjes dhe lëndimit të rëndë.
Shqiptari rezulton i dënuar në shtetit fqinj me 22 vjet e 8 muaj burg.