BallinaKryesoreMatematika rrit besimin te kuqezinjtë, Shqipëria mund të kalojë grupet edhe me...

Matematika rrit besimin te kuqezinjtë, Shqipëria mund të kalojë grupet edhe me barazim, hipoteza e komplikuar

spot_img
spot_img

Teksa po i afrohemi xhiros së 3-të të grupeve (EURO 2024), situata është mjaft e komplikuar. Edhe pse është ende herët për të folur për renditjen përfundimtare, shumë skuadra e kanë mendjen te kualifikimi në fazën tjetër, si vend i 3-të. Sipas rregullores, në total janë gjashtë grupe, ku tutje do shkojnë 4 më të mirat që pozicionohen në vendin e 3-të.

Futbolli jo  gjithmonë është llogari, pasi në bazë të matematikës, Shqipëria mund të kalojë grupet edhe me një barazim ndaj Spanjës. Gjithsesi, diçka e tillë mbetet një hipotezë shumë e vështirë, duke patur parasysh faktin se me 2 pikë të grumbulluara, skuadra të tjera që kanë marrë më shumë pikë, mund të të lënë mbrapa.

Gjithsesi, shpresa vdes e fundit. Ideja është e qartë, në xhiron e 3-të skuadrat e vendit të parë e të dytëduhet të dominojnë ndaj vendeve të fundit, duke bërë që ato të jenë me sa më pak pikë të jetë e mundur, në mënyrë që Shqipëria në fund të jetë mes katër ekipeve më të mira që përfundojnë të 3-tat.

Vlen të theksojmë se fitorja e Shqipërisë ndaj Spanjës na kualifikon direkt. Sfida ndaj iberikëve luhet të hënën në Dusseldorf, na duhet shumë, shumë fat….

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular