BallinaLifestyleMes kundërshtimeve të familjes së moderatorit për lidhjen e tyre, Ilnisa Agolli...

Mes kundërshtimeve të familjes së moderatorit për lidhjen e tyre, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi arratisen të vetëm për pushime! Çifti vendosin të…

spot_img
spot_img

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe partneri saj, Meriton Mjekiqi, kanë nisur pushimet së bashku. Ish-banorja e “BBV” ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një moment romantik me moderatorin nga plazhi, ndërsa i ka shprehur atij dashurinë.

“Të dua”, ka shkruar Ilnisa krahas fotos së tyre me dy gota shampanjë në duar. Ilnisa ka vendosur që të “arratiset” në pushime me Meritonin në këto ditë të nxehta vere, duke shijuar dhe kaluar me shumë kohë me njëri-tjetrin.

Historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e “BBV”, ku dyshja u njohën së bashku, ndërsa vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga ky “reality show”. Çifti janë prindër nga lidhjet e tyre të mëparshme, Ilnisa ka vajzën Anais, të cilën e ndan me ish-bashkëshortin, teksa Meritoni ka një djalë me ish-partneren e tij, Loar. Çifti e vazhduan romancën edhe pas daljes nga “reality show”, ndërsa gjatë intervistave kanë treguar se në planet e tyre është që të bëjnë një bebe së bashku.

Ndryshe nga familja e Ilnisës, të cilët e pranuan lidhjen e saj me Meritonin, ajo e këtij të fundit u duk sikur ishte kundër kësaj historie dashurie. Vëllai i Meritonit, Rinori, e takoi Ilnisën në vizitën që i bënë moderatorit në shtëpi, ndërsa i ati i ish-banorit në një intervistë tha se lidhja e të birit ishte në kuadër të lojës. I ftuar në emisionin “Cherry on Top”, babai i Meriton Mjekiqit ka folur edhe për lidhjen e djalit të tij me Ilnisa Agollin brenda formatit “Big Brother Albania 3”. Por siç duket, kjo lidhje nuk e ka edhe pëlqimin e familjes së Meritonit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular