BallinaPolitikeSkemë mashtrimi me imitimin e numrave të telefonit, Rama: Dërgojnë mesazhe të...

Skemë mashtrimi me imitimin e numrave të telefonit, Rama: Dërgojnë mesazhe të rreme në emër të personave publikë! Verifikoni dërguesin dhe shmangi kurthin

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “X’’, ka bërë me dije se ekziston një skemë mashtrimi me kompjutera, ku imitohen numrat e celularëve dhe dërgohen mesazhe të rreme për të marrë para.

Kreu i qeverisë bën me dije se disa persona kanë përfunduar para drejtësisë lidhur më këtë çështje.

Ndër të tjera, Rama u ka bërë apel qytetarëve që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.

Reagimi i plotë

Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular