Një fëmijë dy vjeç është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Sarandës.
Sipas informacioneve, fëmija i mitur dyshohet se ka përfunduar në spital pasi ka pirë një sasi medikamentesh.
Teksa i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës, i mituri është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Ndërkohë policia e Sarandës mësohet se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.