BallinaSport“Duhet të jetë ndeshje e përkryer kundër Spanjës”- Silvinjo: Pezullimi i Dakut?...

“Duhet të jetë ndeshje e përkryer kundër Spanjës”- Silvinjo: Pezullimi i Dakut? Nuk mund të flas për vendimin e UEFA-s…

spot_img
spot_img

Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Spanjën në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Në prag të këtij dueli, trajneri Silvinjo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Është goxha emocionuese, Spanja më ka mirëpritur mua dhe familjen time. Njoh shumë njerëz aty, është një skuadër briliante me një trajner të mrekullueshëm. Nga ana tjetër jam i lumtur që po drejtoj Shqipërinë, kemi kaluar shumë për të ardhur këtu, në grupin e vdekjes dhe tani duhet të përballemi me Spanjën në ndeshjen e fundit me një mundësi që është e madhe për ne, do të tentojmë nesër kundër skuadrës më të mirë dhe futbollistëve më të mirë. E dini më mirë se sa unë që Spanja e ka ADN e vet që mbajnë posedimin e lojës, ka lojtarë direkt dhe në krah janë të rrezikshëm, kanë më shumë cilësi, kanë shumë lojtarë të shpejtë. I kam vëzhguar gjatë këtyre muajve, janë shumë mirë të organizuar, patjetër që Spanja është më e mira në grup, pasi kanë mundur Kroacinë dhe Italinë. Por ne kemi lojtarë ambiciozë dhe presim të kemi një lojë të mirë kundër Spanjës

Kam shkuar me Zabaletën ishte një ditë pas ndeshjes tonë, i dimë kundërshtarët e grupit tonë, është një skuadër që impresionon, De La Fuente ka bërë një punë të mrekullueshme, mbrojnë mirë. Kanë humbur një ndeshje vetëm kundër Skocisë në kualifikuese. Por lojtarët e mi do të dalin në fushë dhe do të japin çdo gjë që munden, vendi ynë është krenar për ne. Jemi të kënaqur, kemi mundësi dhe cilësi dhe do shkojmë në fushë për të luajtur. Nuk është e lehtë të arrish deri tek avantazhi dhe është diçka për të shënuar të parët, por ky është evenimenti i dytë në Europë, po mundohen të tregojnë dhe kjo është diçka që mund tju ndodh të gjitha skuadrave. Duhet të ketë fazatë mira dhe të këqija.

Ne jemi duke punuar shumë, nëpër detaje të shumta. Ne thjesht shohim lojën tonë, shohim Europianin, më herët kam vëzhguar ndeshje të ndryshme por tani nuk është e mundur ta bëjmë këtë, synimi ynë është këtu në Europian.  Unë nuk e kam përmirësuar futbollin shqiptar, pork jo ka të bëjë me punën e zellshme të lojtarëve, ndoshta nuk keni dëgjuar më herët për atë, por e kemi parë në fushë dhe aty hidhen vetëm 11. Ne kemi punuar shumë për të parë se çfarë mund të bëjnë lojtarët në fushën e lojës, në mnyrë që të bëjnë edhe më shumë, që të përmirësohemi dhe të përballemi me kundërshtarin. Kemi lojtarë shumë të mirë, ka të bëjë me forcën dhe dashurinë që kanë për vendin, jam falenderuar për lojtarët që kanë besuar tek ne dhe për të ecur tutje. Pothuajse e kemi gati 11-shen startuese, do kemi një stërvitje nesër do të flasim me lojtarët dhe do të shohim. Spanja mund të luajë me titullarët ose zëvendësuesit, por nuk ndryshon për ne, shfrytëzojmë rastet që do të kemi. Jemi këtu për të luajtur futboll në këtë kompeticion, nuk duhet të shpenzojmë energjinë në ndonjë gjë ttjetër përveç Spanjës e cila duhet të jetë ndeshje e përkryer. Nuk mund të flas për vendimin e UEFA-s”, tha Silvinjo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular