Poeti i njohur Agim Doçi ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore në Shërbimin Neurovaskular në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza, pasi një ditë më parë pësoi hemorragji cerebrale në kokë.
Gjendja e poetit Agim Doçi vijon të jetë e njëjtë pa asnjë lloj ndryshimi. Poeti u hospitalizua në orët e para të mëngjesit të të shtunës (22 qershor) në Qendrën Stroke, QSUT pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.
Doçi u referua nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja dhe u soll drejt QSUT me autoambulancë, ku u prit nga stafi mjekësor më në krye drejtoreshën e QSUT, Alma Cani.
Aktualisht po mbahet në monitorim nga mjekët neurokirurg dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.