BallinaPolitikeBasha i përgjigjet Berishës: I duhet vula për t'i përdorur demokratët si...

Basha i përgjigjet Berishës: I duhet vula për t’i përdorur demokratët si mburojë para drejtësisë, SHBA dhe Britanise. Pazari me Ramën për t’i..

spot_img
spot_img

Basha i përgjigjet Berishës: I duhet vula për t’i përdorur demokratët si mburojë para drejtësisë, SHBA dhe BM. Pazari me Ramën për t’i lënë atij pushtetin, është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve

Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Berishës, duke thënë se vula i ka mbetur në dorë dhe i duhet të rishpik armiq të jashtëm e të brendshëm. Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se ish kryeministri po përdor demokratët për t’u mbrojtur nga drejtësia, SHBA dhe Britania e Madhe.

Sipas tij, pazari i Berishës me Ramën, për t’i lënë këtij të fundit pushtetin është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

E kuptoj që Sali Berishës i ka mbetur vula në dorë dhe i duhet të rishpik armiq të jashtëm e të brendshëm. Pazari me Ramën për t’i lënë atij pushtetin, është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Asnjë mashtrim nuk e mbulon dot këtë pazar të turpshëm.

Sot nuk ka shqiptarë që nuk e di që vula e PD-së u përdor si plaçkë në pazarin e radhës mes Ramës dhe Berishës.

Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, ndërsa, në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien për korrupsionin që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë.

Prandaj dera e shtëpisë politike të Berishës nuk është dera e demokratëve, por e hallexhinjëve të SPAK-ut dhe të dëshpëruarve për një karrige.

Ajo nuk është dhe as nuk do të jetë dera ime dhe as rruga e demokratëve dhe shqiptarëve që duan ndryshim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular