Spanja tashmë ka kaluar në fazën eliminatore të Euro 2024 si fituese e grupeve, por a do t’i bashkohet Shqipëria nga Grupi B? Superkompjuteri i OPTA-s ka bërë së fundmi parashikimin për sa i përket duelit mes kuqezinjve dhe iberikëve.
Nëpërmjet një programi të sofistikuar të dhënash, është simuluar disa herë dhe janë përcaktuar përqindjet.
Spanja është favorit i madh për të përfunduar Grupin B me pikët maksimale, duke mposhtur Shqipërinë në 73.2% të simulimeve para ndeshjes të superkompjuterit OPTA.