BallinaEkonomiAAB seminar me gazetarët. Ja temat e diskutuara me Spiro Brumbullin dhe...

AAB seminar me gazetarët. Ja temat e diskutuara me Spiro Brumbullin dhe përfaqësuesit e Fibank, Elma Lloja dhe Gledis Hysenaj

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi edhe këtë vit seminarin e dedikuar me gazetarët e ekonomisë në 20 deri më 22 qershor, në Madrid. 18 gazetarë nga media të ndryshme vizive dhe media e shkruar me të cilat AAB bashkëpunon, na u bashkuan në këtë aktivitet të projektuar për të kombinuar zhvillimin profesional me pasurimin kulturor duke krijuar një përvojë të gjithanshme për gazetarët. Aktiviteti u mbështet nga Fibank Albania

Gjatë seminarit u theksuan përditësimet më të fundit në sektorin bankar, me diskutime mbi sfidat dhe mundësitë që përballet industria. Z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së, shpjegoi për pjesëmarrësit çështjet aktuale në ndjekje nga AAB dhe zhvillimet më të fundit në tregun e pagesave. Përfaqësuesit e Fibank, znj 𝐄𝐥𝐦𝐚 𝐋𝐥𝐨𝐣𝐚, Drejtore Ekzekutive, dhe z. 𝐆𝐥𝐞𝐝𝐢𝐬 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐚𝐣, Drejtues për Biznesin, diskutuan me gazetarët mbi koncepte komplekse financiare, si mjetet e investimit, tregun financiar dhe fondet private.

Në ditën e dytë të aktivitetit, u zhvillua një tur në atraksionet turistike të qytetit, duke ofruar për pjesëmarrësit një mundësi për të përjetuar kulturën dhe historinë lokale, ndërsa u rrjetëzuan me kolegët.

Duke ofruar këtë mundësi edukative, Shoqata Shqiptare e Bankave synon të forcojë marrëdhëniet dhe të mbështesë mediat në rolin e saj në informimin profesional financiar të publikut.

Një falenderim për të gjithë pjesmarrësit, të cilët kontribuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti!
PS: Njoftimi nga Shoqata Shqiptare e Bankave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular