BallinaAktualitet“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë, doja nga njerëzit një fjalë të...

“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë, doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë”, Poezia profetike të Agim Docit: Njeri rebel! O do e pranoje siç ishte, ose…

Publicisti Ilir Demalia, në ditën e vdekjes së poetit Agim Doçi, ka sjellë një poezi profetike të tij.

Ai e përshkruan artistin e ndjerë si njeri poliedrik, rebel i lindur, i paparashikueshëm, poet që në çdo fjalë thurte varg, në çdo varg krijonte himn. “Agim Doçi ishte një njeri unik ishte AGIM. Agim Doçin o do ta pranoje siç është, ose me mirë mos i afroheshe fare”-shkruan ai.

“Lamtumirë Agim Doçi! Njeri poliedrik, rebel i lindur, i paparashikueshëm, poet që në çdo fjalë thurte varg, në çdo varg krijonte himn. Agim Doçi ishte një njeri unik ishte AGIM. Agim Doçin o do ta pranoje siç është, ose me mirë mos i afroheshe fare.”

Poezi nga Agim Doçi
Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…
.
Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…
.
Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…
.
Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular