Çelëm sot sezonin turistik në Nikaj-Mërtur, së bashku me ministren Anila Denaj, drejtuesin politik të qarkut Pandeli Majko, ministrin Xhelal Sveçla, ish-ambasadorin Qemal Minxhozi dhe shumë personalitete e miq nga Kosova dhe Shqipëria.
Gjithashtu, sot pata kënaqësinë ti dorëzoj titullin “Qytetar Nderi i Tropojës” Qemal Minxhozi në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të madh jo vetëm në politikë, por edhe si promovues i jashtëzakonshëm i zhvillimit të turizmit të Tropojës.
Faleminderime dhe mirënjohje për Kadri Morinën, presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, për bashkëpunimin dhe mbështetjen që na ofroi.