BallinaSportAustria konfirmohet surpriza e këtij evropiani, merr kreun e Grupit D duke...

Austria konfirmohet surpriza e këtij evropiani, merr kreun e Grupit D duke lënë pas Francën dhe Holandën

Kanë përfunduar edhe sfidat e fundit edhe për Grupin D. Franca barazoi përballë polakëve 1-1, falë golit të Kylian Mbappe me 11-metërsh, duke u zhbllokuar kështu më në fund. Por më pas ishte rradha e Robert Lewandovskit, i cili u tregua edhe ai i saktë nga pika e penalltisë, duke fiksuar shifrat në 1-1.

Më spektakolare ishte ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo e zhvilluar në Berlin mes Holandës dhe Austrisë. Edhe njëherë tjetër, skuadra e Ragnick, konfirmohet si një kockë e fortë për çdo skuadër dhe një gjë të tillë e tregoi edhe këtë pasdite. Austria shënoi që në pjesën e parë, falë një autogoli të Malen. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur se sa e para. “Tulipanët” gjetën barazimin që në minutën e 2-të të këtij fraksioni, me anë të futbollistit të Liverpoolit, Gakpo, por austriakët nuk u dorëzuan. Ata rigjetën avantazhin 12 minuta më pas, kur Schmid realizoi për ta. Gjithsesi ekipi i Ronald Koman, barazoi shifrat falë golit të Depayt, në minutën e 75-të.
Por Austria këtë evropian ka qenë një prej skuadrave që ka bindur më shumë. Sabitzer përfitoi mjaft mirë nga e majta për të gjetur nga një kënd shumë i vështirë trekëndëshin dhe për t’i fiksuar shifrat përfundimtare në 3-2.

Pas këtyre dy ndeshjeve, renditja përfundimtare e Grupit D është:
1. Austria 6 pikë
2. Franca 5 pikë
3.Holanda 4 pikë
4.Polonia 1 pikë

Austria, Franca dhe Holanda kualifikohen për në raundin tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular