Një palombar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme (24 qershor) në qytetin e Sarandës, pasi aksidentalisht gjatë zhytjes në det i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pranë portit të Sarandës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e shpërthimit.
“Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një palombari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombola e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e policisë.