Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho tha se nga Kampionati Evropian dalim me kokën lart.
Pas humbjes me Spanjën dhe eliminimin e Shqipërisë, tekniku brazilian u shpreh i kënaqur me punën e skuadrës, por theksoi se ky ishte një grup tepër i vështirë.
“Të trishtuar për rezultatin! Dalim me kokën lartë nga ky kompeticion. Ishim në grupin e vdekjes, me yje të mëdhenj që kanë fituar gjithçka. Kemi bërë 3 ndeshje të kënaqshme. Kemi luftuar për çdo ndeshje. Kemi përmirësuar rezultatin, kemi luftuar deri në fund për çdo ndeshje.
Kemi arritur një finish shumë të rëndësishëm, jam i kënaqur me lojtarët. Kemi parë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë, kanë bërë shumë mirë në këto sfida.
Të gjithë mendonin se do të mundeshim me rezultate 3-0 dhe 4-0, por ne në çdo ndeshje kemi qenë aty duke luftuar deri në minutat e fundit.
Dua të falenderoj FSHF, të gjithë njerëzit qe kemi punuar. Kemi në fillim eliminatoret e Nation League, më pas me radhë e rëndësishme është që të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë emocione të tjera, të Europianit ose Botërorit”, u shpreh Sylvinho për Tv Klan.