BallinaKryesore“Me Kroacinë meritonim fitoren, sot ishte në lojë barazimi”, Gjimshiti: Ky Europian...

“Me Kroacinë meritonim fitoren, sot ishte në lojë barazimi”, Gjimshiti: Ky Europian do t’i ndihmojë shumë të rinjtë e talentuar

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas humbjes minimale që Shqipëria regjistroi ndaj Spanjës, në ndeshjen e fundit të grupit, që solli edhe eliminimin nga Europiani. Gjimshiti tha se Ky Europian do t’i ndihmojë shumë të rinjtë e talentuar.

“Nuk di ku ta filloj, por e filloj nga ekipi, stafi, të gjithë që kanë qenë pranë nesh. Jam i lumtur për performancën. Në ndeshjen e parë kishim më shumë emocione. Me Kroacinë meritonim fitoren, sot barazimi ishte në lojë. Falenderoj tifozët që na kanë mbështetur në çdo ndeshje. Edhe jashtë fushës na kanë mbështetur.

Gjëja më e rëndësishme është që të shikojmë përpara. Ishte grupi më i vështirë i Europianit. Kemi treguar ndeshje të mira. Është eksperiencë që do të na rrisë në karrierë. Kemi shumë lojtarë të rinj me cilësi, me talent, që do i ndihmojë shumë ky Europian”, u shpreh Gjimshiti për Tv Klan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular