BallinaSportEdhe barazimi mjafton, Danimarka nxjerr Serbinë jashtë Europianit

Edhe barazimi mjafton, Danimarka nxjerr Serbinë jashtë Europianit

Danimarka ka siguruar biletën për në turin tjetër të EURO 2024, duke nxjerrë përfundimisht nga gara skuadrën e Serbisë, që e mbylli si e katërta në grup. Danezëve u ka mjaftuar barazimi pa gola sot për të qenë të sigurt për kualifikimin, mes të tretave më të mira të turneut.

Në një ndeshje me shumë luftë, dy skuadrat kishin raste, por nuk arritën të gjenin rrjetën, duke u treguar në fakt shumë të kujdesshëm deri në fund për të shmangur golin më shumë se sa ta gjenin atë.

Kështu, në fund festoi Danimarka e cila me tre pikë mori vendin e tretë në grup., ndërsa Serbia zhgënjen si zakonisht në fazën finale të një turneu madhor.

LIVE DANIMARKË-SERBI 0-0

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular