BallinaAktualitet“Shmangni spekulimet”, Reagon SPAK: S’ka pasur asnjë lloj operacioni brenda natës! Vijojmë...

“Shmangni spekulimet”, Reagon SPAK: S’ka pasur asnjë lloj operacioni brenda natës! Vijojmë hetimet për të luftuar korrupsionin

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas qarkullimit të lajmit në disa media për lëshimin e 19 masave të sigurisë dhe arrestimin e disa funksionarëve të Bashkisë Tiranë.

Në një njoftim për mediat, SPAK ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës, duke kërkuar që të shmangen spekulimet.

Prokuroria e Posaçme shprehet se po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin.

Më lejoni t’ju informoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:

SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.

Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni”, informon SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular