Një ndihmës arbitër u rrëzua më fushë, për shkak të kushteve ekstreme të motit në stadiumin e Kansas City.
Incidenti ndodhi në minutën e 49-të të ndeshjes, kur gjyqtari Humberto Panjoj i cili kishte qëndruar gjatë gjithë kohës në diell humbi ndjenjat.
Ishte portieri i Kanadasë, Maxime Crepeu, i pari që e vuri re duke iu afruar dhe më pas duke sinjalizuar ndihmën mjekësore.
Personeli mjekësor u përgjigj shpejt dhe arbitrit u largua nga fusha duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.
Lojtarët ankohen për kushtet
Vapa ekstreme jo vetëm që ka ndikuar në këtë ndeshje, por ka prekur edhe lojtarë të tjerë në turne.
Në fillim të javës, mbrojtësi i Uruguait Ronald Aurajo u desh të largohej nga fusha gjatë fitores 3-1 të ekipit të tij ndaj Panamasë për shkak të çështjeve të ngjashme të lidhura me nxehtësinë.
Aurajo raportoi se ndjehej i trullosur dhe përjetoi një rënie të presionit të gjakut, gjë që i atribuohej dehidrimit.
Ndërsa Copa América 2024 vazhdon, vapa rraskapitëse e verës në qytete të ndryshme të SHBA-së mbetet një faktor i rëndësishëm, duke prekur lojtarët dhe zyrtarët.