Turqia ka fituar përballë Çekisë në ndeshjen e fundit të grupit F. Djemtë e Montella-s arritën të ruajnë vendin e dytë në grup, çka u siguron kualifikimin.
Çekët eliminohen pasi në tre ndeshje arritën të marrin vetëm një pikë. Në grupin F në vendin e tretë u rendit Gjeorgjia. ”Kryqtarët” morën një fitore historike ndaj Portugalisë duke arritur kualifikimin më tej në debutimin e tyre në një europian
Duket se do të ishte një ndeshje e lehtë për turqit pasi Antonin Barak nga çekët u largua me karton të kuq që në minutën e 20-të të pjesë së parë.
Por çekët zhvilluan një lojë fizike duke e mbyllur pjesën e parë në barazim 0-0. Në pjesën e dytë Turqia hyri më kërkuese dhe pas disa aksioneve ishte kapiteni Çalhanoglu që me një goditje kirurgjikale zhbllokoi sfidën.
Kapiteni Soucke mendon për të barazuar sfidë, Rivënie me duar për çekët. Topi shkon në zonë dhe Chory kërcen duke ia marrë topin portierit Gunok. Chory godet dhe Akaydin pret në vijën finale. Topi shkon tek Soucek që nuk gabon kësaj here dhe barazon rezultatin në imnutën e 66-të.
Por çekët janë me 10 lojtarë dhe me kalimin e lojës lodhja bën të vetën. Në kërkim të golit të fitores që do tu jepte kualifikimin lënë hapësira pas. Turqit kundërsulmojnë por janë të paqartë në finalizim. Në një prej këtyre kundërsulmeve, i nisur nga mbrojtësi Akaydin, në kohën shtesë, e shfrytëzon veterani Cenk Tosun, dhe turqit shënojnë golin e dytë në minutën e 94-t.