BallinaAktualitetDita nis me shi, pasdite del dielli! Parashikimi i motit për sot

Dita nis me shi, pasdite del dielli! Parashikimi i motit për sot

Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe pjesërisht në perëndim të vendit. Gradualisht në orët e mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 16 deri 29°C, në zonat e ulëta 18 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 21 deri 32°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular