Në grupin E përsëri të katërta skuadrat e përfundojnë fazën e grupeve me pikë të barabarta.
Kualifikohet me 4 pikë, në vendin e parë Rumania, prej golavarazhit më të mirë. Nga ana tjetër u kualifikuan dhe sllovakët, po me katër pikë, të renditur në vendin e tretë, pas Belgjikës.
Në pjesën e parë të dyja skuadrat ishin agresive dhe luanin një futoboll fizik, karaktersitike e këtyre skuadrave nga Evropa Lindore.
Sllovakët ishin më kërkues në ndërtimin e aksioneve dhe në pëpjekjet për arritur tek goli. Nga ana tjetër rumunët u shfaqën më të disiplinuar dhe tentuan që përfitonin nga gabimet e kundërshtarëve.
Rumunët arrijnë të godasin portën në minutën e 11-të me anë të mbrojtësin Ratiu, por portieri Dubravka u tregua i kujdeshëm dhe priti topin që po shkonte në këndin e majtë lart, të portës së tij.
Në minutën e 24-t vetarani Kucka kroson nga e mesi i fushës dhe Ondrej Duda duke i marrë kohën Dragusin arrin të shënojë me kokë.
Rumunët nuk dorëzohen dhe Hagi tenton të hyjë në zonë në minutën e 34-t. Pengohet nga Hancko në hyrje të zonës dhe fillimisht arbiti dha një goditje dënimi. Pas konsultimit me VAR, Rumanisë iu akordua një penallti e ekzekutuar me saktësi nga Razvan Marin në minutën e 37-të.
Pavarësisht përpjekeve të sllovakëve pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë loja nis ashtu si në pjesën e parë. Me shumë aksione dhe me personalitet ekipet synuan të ndryshonin rezultatin. Ritmi i lojës ra disi nga mesi i pjesës së dytë, ndoshta dhe prej reshjeve të dendura të shiut që nisën në Frankfurt.
Pavarësisht zëvendësimeve nga trajnerët, skuadrat nuk ndryshuan shumë në atë çka shfaqej në fushën e lojës. U duk se të dy ekipet ishin dakord me barzimin që i kualifikonte për me tej në këtë europian.