BallinaSportEuropiani kuqezi, nga rekordet te gjobat dhe 10 milionë euro! Tifozët shkëlqyen...

Europiani kuqezi, nga rekordet te gjobat dhe 10 milionë euro! Tifozët shkëlqyen dhe “skuqën” Gjermaninë

Të gjithë shpresonin se Kombëtarja do të ishte surpriza e këtij Europiani, por në të njëjtën kohë, të gjithë ishin të vetëdijshëm se ndodheshim në “grupin e ferrit”.

shqiperi

Përpos rezultateve, paraqitjet e Shqipërisë ishin pozitive, me disa pengje si rasti i Rei Manajt në fund me Italinë, apo ai moment kur Asllani mund të dyfishonte me Kroacinë. Megjithatë, Shqipëria nuk do të mbahet mend vetëm për këto, pasi në mënyrën e saj, ka lënë shenjë në Europianin e Gjermanisë, edhe pse aventura zgjati vetëm 9 ditë, nga ndeshja e parë, tek ajo me Spanjën që vulosi edhe eliminimin

REKORDET

Nedim Bajrami vendosi rekordin e golit më të shpejtë në historinë e një Europiani. Pas vetëm 23 sekondash lojë, fantazisti arriti që t’i shënonte Italisë, në ndeshjen e parë të grupit. Një top i dhuruar nga Di Marko, bëri që Bajrami të futet në librin e historive të këtij turneu madhor. Mbrojtësi Mario Mitaj ka qenë një ndër që luajti të gjitha ndeshjet në Europian. Kundër Italisë, ai theu rekordin e Elseid Hysajt, si lojtari më i ri i Kombëtares që luan në një Europian ( 20 vjeç, 10 muaj e 9 ditë). Por, ky rekord zgjati vetëm pak ditë, pasi u thye nga një mesfushori. Medon Berisha i cili u aktivizua në minutën e 71- të vendosi rekordin e ri kundër Spanjës. Ai është rekordmeni i ri i Kombëtares (20 vite, 8 muaj e 3 ditë).

TRE GOLA

Ndryshe nga “Euro 2016”, kur kuqezinjtë u mjaftuan vetëm me golin e Armando Sadikut kundër Rumanisë, këtë herë ekipi përfaqësues shënoi tri herë. Një gol kundër Italisë dhe dy me Kroacinë, padyshim që është një arritje pasi nuk e kishim bërë kurrë më parë. Këtë Europian shënoi Nedim Bajrami, Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula.

DËNIMI I DAKUT

Duket disi e çuditshme, por patjetër që sjellja e Dakut bëri bujë, pasi ndodhi në një kompeticion të përmasave gjigande dhe bëri xhiron në mediat botërore. Sulmuesi u pezullua dy ndeshje nga UEFA dhe ka shlyer vetëm një, atë kundër Spanjës. Është normale që sjellja e tij nuk do të harrohet shpejt nga tifozët.

TIFOZËT SHKËLQYEN

Nëse ka diçka që do të mbetet gjatë në mendjen e shqiptarëve, ishte performance që dhuruan tifozët në Gjermani, nga përpara ndeshjes së parë dhe një ditë pas humbjes me Spanjën. Dashuria e tifozëve për Kombëtaren është e pashpjegueshme. Udhëtime nga çdo cep i botës për të mbërritur në Gjermani dhe me një sjellje shembullore, ku për dy javë nuk u regjistrua asnjë incident. Përveç kësaj pjese, 50 mijë shqiptarë mbushën stadiumin e Dortmundit dhe mijëra të tjerë u vendosën në “Fan Zone”, 40 mijë në Dyseldorf me Spanjën dhe mbi 20 mijë me Kroacinë në Hamburg, ku në të tria rastet, u sollën si vëllezër me italianët, kroatët dhe spanjollët.

PARATË

Nga pjesëmarrja Federata Shqiptare e Futbolli arkëtoi 9.25 milionë euro, shifër kjo që u shpërnda nga UEFA për të gjitha kombëtaret që morën pjesë në Europian. Ndërkohë, barazimi me Spanjën i solli FSHF-së edhe 500 mijë euro të tjera, një shifër e paracaktuar kjo kur nisi turneu. Ndërkohë, nga sjelljet jo korrekte të tifozëve që ndezën flakadanë, federate u gjobit me 84 mijë e 750 euro në total. 47,500 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes me Kroacinë dhe 37,250 euro për ndeshjen me Italinë. KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular