BallinaKryesore“Gjëma të mëdha pritet të vijnë”- Basha flet për pazar: Berishës iu...

“Gjëma të mëdha pritet të vijnë”- Basha flet për pazar: Berishës iu dha vula, Ramës i falet pushteti! Ja çfarë do të bëjmë

spot_img
spot_img

Lulzim Basha thotë se vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon Sali Berishës do ta cojnë në Gjykatën e Lartë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Basha foli për pazar mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Sipas tij, Berishës iu dha vula, ndërsa Ramës i falet pushteti.

Basha paralajmëroi se nga ky pazar priten “gjëma të mëdhaja”, ndërsa theksoi se do të bëjnë betejë dhe nuk do lejojnë që të falen zgjedhjet e 2025.

“Jam demokrat që për tre vite kemi bërë një betejë  për një PD që të jetë në gjendje të përfaqësojë një alternative siç ka nevojë vendi. Jemi demokratë euroatlantik.

Vendimi i 11 qershorit do apelohet, do e çojmë në Gjykatën e Lartë në rekurs, sepse është një vendim absurd. Çdo shqiptar e ka të qartë që ky vendim është në serinë e vendimeve të një pazari mes Ramës dhe Berishës. Berishës i jepet vula e PD, në këmbim Ramës i falet pushteti edhe për 4 vite të tjera. Unë nuk jam pjesë e këtij pazari. Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarëve ti japim një alternativë dhe jo një pseuodopozitë, një aneks të PS siç është shndërruar prej kohësh. Gjëma të mëdha pritet të vijnë si pjesë e këtij pazari mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ne do ti shkojmë rekursit deri në fund. Ideja që PD të shndërrohet në parti familjare e Berishës për të mbrojtur atë…PD te Berisha në shkelje të ligjit për ta cuar për dhjamë qeni 2025 për ti futur krahun e demokratëve nuk e pranojmë këtë. Do bëjmë betejë”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular