BallinaPolitikeKur Orjola Pampuri denonconte në 2018 situatën tek Onkologjiku, deputetja: Sistemi i...

Kur Orjola Pampuri denonconte në 2018 situatën tek Onkologjiku, deputetja: Sistemi i ndërtuar në Shqipëri ka çuar në këto lloj formash korrupsioni

spot_img
spot_img

Nga Orjola Pampuri
Sistemi i ndërtuar në Shqipëri ka çuar në këto lloj formash korrupsioni i cili prek drejtpërsëdrejti mbarëvajtjen e simptomave dhe ecurinë e fazave të sëmundjes tek pacientët.

Ka kaq vite që denoncojmë, edhe pse dikush rrudh fytyrën apo buzët, duke thënë që mjekët nuk preken, mjekët nuk cënohen. Pa diskutim ka shumë mjekë që në heshtje punojnë e kontribuojnë në mënyrë të shkëlqyer e në kushte skandaloze, por ky sistem ndërtoi dhe mekanizma të tillë korrupsioni përballë të cilave nuk mund të heshtësh.

Ka 11 vite që shëndetësia degradoi, nuk po flas për vite më parë, sepse gjithkush pret progres dhe jo regres në çdo sistem, por ama të mos flasësh asnjë fjalë, për abuzimet me kempet, për abuzimet me tenderat e QSUT, për mungesën e barnave specifikë tek onkologjiku dhe në çdo departament në QSUT, të mos flasësh për paisje e aparatura që po ndryshken nëpër spitale, vetëm e vetëm për t’i dërguar pacientët tek privati, këtë nuk e bëjnë mjekët, por sistemi i korruptur që është qelbur nga koka.

Nëse do kishte shtet, sigurisht dhe ata mjekë e punonjës të spitalit nuk do guxonin të bënin gjëra të tilla. Por ata që duhet të ngrenë zërin, janë në radhë për ndonjë përfitim, ndonjë pazar, apo ndonjë ortakllëk. Dhe si për tu dukur, nxjerrin ndonjë britmë sorre, duke vrapuar të ulen në tryezën e rradhës të protagonizmit bosh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular