BallinaKronikeVdekja e biznesmenit Armand Nelaj dyshohet nga një minë e telekomanduar, ja...

Vdekja e biznesmenit Armand Nelaj dyshohet nga një minë e telekomanduar, ja pista e hetimit! Trupi i pajetë i viktimës u gjet në det, i vëllai e identifikoi nga tatuazhi

Një shpërthim që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Sarandë, ku humbi jetën një biznesmen, tashmë duket se po mbulohet gjithnjë me mister.

Fillimisht policia tha se kishte pasur një shpërthim në bombolën e oksigjenit të zhytjes, por orë më vonë, gjithçka ka ndryshuar. Ekspertët përjashtuan shpërthimin e aparaturës zhytëse. Dëmtimi ka qenë shumë i madh as sa mjekëve u janë dashur orë të tëra për ta identifikuar, ndërkohë që ngjarja më shumë tashmë anon nga një atentat i mirorganizuar.

Referuar të dhënave të policisë mësohet se po hetohet në një mori pistash, nëse viktima ka pasur probleme në të shkuarën e tij por edhe kohëve të fundit. Dje iu ka dhënë lamtumira prej familjarëve dhe miqve, ndërkohë grupi hetimor pret edhe marrjen e dëshmive të të afërmve dhe miqve të tij për të mësuar më shumë hollësi nga jeta e viktimës dhe nga ai shpërthim i fuqishëm.

Po ashtu janë kërkuar sekuestrimi i pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes, po punohet për t’u njohur me itinerarin e së hënës së viktimës dhe po ashtu, edhe me kontaktet e fundit që ka pasur, para se sa të ndërronte jetë.

POLICIA

Familjarët i dhanë lamtumirën e fundit, Armandi Nelajt, biznesmenit sarandjot që vdiq në rrethana ende të paqarta teksa notonte dy net më parë. Shpërthimi i fuqishëm tronditi qytetin mbrëmjen e së hënës në orën 22:00, kur të gjithë ishin të fokusuar te ndeshja ShqipëriSpanjë. Viktima i veshur si palombar ishte zhytur 100 metër larg portit të Sarandës. Policia fillimisht tha se ka shpërthyer bombola e oksigjenit, por këtë të mërkurë doli me njoftim të ri, ku bombola nuk përmend si shkak. Kjo pasi ka dyshime të forta se biznesmeni mund të jetë vrarë me tritol.

“Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi Armand Nelaj 52 vjeç, banues në Sarandë. Pritet akti i ekspertimit për arsyen e shpërthimit. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Trupin e biznesmenit Armandi Nelaj e nxorën nga deti dy turistë të huaj, që deri më tani mendohet se gjendeshin aty rastësisht. Ata kanë deklaruar në polici se po lëviznin me gomone drejt skafit të ankoruar në radë, kur kane parë viktimën dhe e kanë transportuar deri në port. Viktimën e identifikoi i vëllai, i cili e ka njohur nga tatuazhi në qafë.

Familjarët, kanë deklaruar në polici se nuk kishin dijeni për konflikte dhe as nuk e dinin vendndodhjen e tij mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime të forta se biznesmenit mund t’i jetë bërë atentat për shkak të konflikteve apo konkurrencës në biznes. Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka mbledhur disa pjesë metalike në vendin e shpërthimit, të cilat janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar, rezultatet e të cilit do të përcaktojnë në mënyrë të saktë çfarë lënde ishte, tritol apo bombol oksigjeni. Po kështu janë sekuestruar disa kamera sigurie në rrugët e qytetit afër portit për teë parë lëvizjet e viktimës dhe atentatorëve.

Biznesmen prej 13 vitesh, Armandi Nelaj zotëronte kompaninë e mjeteve të ndërtimit “Grand Konstruksion” dhe nuk rezulton i skeduar apo dënuar më parë. Gjithsesi, emri i tij është përmendur para 4 vitesh në një emision investigativ, ku thuhej se 52-vjeçari ka tentuar të përfitojë pronë publike, lulishte, me dokumente false. Biznesmeni nuk arriti asokohe të merrte pronën e pretenduar, ndaj sot lulishtja është prone e shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular