BallinaSportFinalist në Europë, klubi i Serisë A interesohet për Strakoshën. Problem bëhet…...

Finalist në Europë, klubi i Serisë A interesohet për Strakoshën. Problem bëhet… menaxheri

Thomas Strakosha po planifikon largimin nga Anglia. Portieri i Kombëtares shqiptare nuk ka gjetur hapësirat që kërkonte te Brentford dhe lamtumira nga ky klub duket e pashmangshme gjatë verës. Për të nuk mungojnë ofertat dhe në Itali bëjnë të ditur se emri i tij i pëlqen në veçanti një klubi të Serisë A.

Sipas mediave italiane, Fiorentina po interesohet për një portier që të konkurrojë Terraçianon për vendin e titullarit, pasi ekipi i qytetit të Firences garon në shumë kompeticione njëherësh. Ashtu si në dy vitet e kaluara, Firoentina luan përsëri në Ligën e Konferencës dhe kërkon që përsëri t’i shkojë në fund turneut, në të cilin është mundur dy herë radhazi në finale.

Profili i Strakoshës pëlqehet edhe nga trajneri Rafaele Paladino i cili sapo ka marrë drejtimin e këtij klubi. Por problemi në këtë rast është ai i menaxherit të Strakoshës. Ky i fundit është njëkohësisht edhe menaxheri i Terraçianos dhe nuk dëshiron që të dy portierët e tij të jenë në konkurrence me njëri-tjetrin në të njëjtin klub.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Terraçiano të jetë ai që do të largohet nga klubi gjatë verës, drejt një destinacioni tjetër pasi ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij gjatë sezoneve të fundit, kësisoj do të hapej rruga për transferimin e Strakoshës në radhët e Fiorentinës. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular