“Rama dhe Berisha po bëhen gati t’i vënë minat SPAK”, Basha: Duan të mbajnë në këmbë pandëshkueshmërinë, duke hequr shpërdorimin e deytrës nga kodi penal
Në emisionin “Ekspres” në RTSH, kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha tha se hapi i rradhës i bashkëpunimit Rama-Berisha, është të pengojnë punën e SPAK-ut. Basha tha se pazarxhinjt duan të largojnë nga kodi penal vepra të tilla si “shpërdorimi i detyrës”, të kufizojnë mundësitë e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
“Shqipëria meriton më shumë, ndaj programi jonë vjen me taksën e ulët, vjen me ndihmë për rininë shqiptare që të punësohet këtu me paga dinjitoze, vjen me luftë pa kompromis kundër korrupsionit, mbështetje pa kompromis për SPAK që t’i shkojë deri në fund çdo politikani të korruptuar. Pasurive të çdo politikani përmes ligjit tonë për vettingut të politikanëve.
Tani po bëhen gati t’i vënë minat SPAK-ut. Hapi tjetër që shpërfaq dhe përmbledh dhe interesin e përbashkët të të dyve është godasin SPAK-un. Të largojnë nga kodi penal vepra të tilla si “shpërdorimi i detyrës”, të kufizojnë mundësitë e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë” – u shpreh Basha.