BallinaAktualitetParashikimi i horoskopit 29 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju...

Parashikimi i horoskopit 29 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi

Do të gjeni zgjidhje për një çështje e cila ju ka shqetësuar shumë kohët e fundit. Iniciativa dhe vendime të përshpejtuara të marra në momentin e fundit, çuditërisht do të rezultojnë të favorshme.

Demi

Evitoni nervozizmin me ata që ju rrinë afër, sidomos kur bëhet fjalë për konflikte të lindura në punë. Nëse e ndjeni veten  të lënë pas dore, mos mendoni se gjithnjë e kanë fajin të tjerët.

Binjakët

Falë Hënës, inteligjenca juaj e gjallë dhe kurioze, funksionon më mirë se zakonisht duke ju dhënë një farë autoriteti tek kolegët tuaj. Fundjavë e ngarkuar me aktivitete.

Gaforrja

Yjet ju përkëdhelin në çdo aspekt të ekzistencës tuaj. Dhe në fakt keni mundësinë që të shndërroni çdo rast në diçka pozitive. Ditë e përshtatshme për tu shplodhur ne det.

Luani

Hëna ju fton të jeni më të kujdesshëm. Mos e lini veten t’ju përfshijë pasioni i momentit sepse në mëngjes, kur gjithçka të ketë mbaruar, do të pendoheni shumë.

Virgjëresha

Në punë do të jeni të zënë me projekte që prej kohësh i keni në duar. Mos u stresoni  shumë por pranojeni kërkesën për darkë që do t`ju bëjnë.

Peshorja

Paratë arratisen nga xhepat tuaj në mënyrë të pabesueshme. Nuk mjafton kjo , por borxhet që ju kanë marrë nuk po jua  kthejnë në mënyrë korrekte. Kujdes!

Akrepi

Nuk duhet të hidheni në konkluzione ose të besoni se të tjerët punojnë dhe mbështesin idetë tuaja ekstravagante. Kini më shumë besim në vetvete e gjithçka do ju shkojë mbarë.

Shigjetari

Një ëndërr apo intuitë mund t`ju japë çelësin për një eksperiencë të re. Mos u nxitoni  por vlerësojeni situatën me kujdes. Me partnerin jeni më romantik së zakonisht.

Bricjapi

Keni shumë miq që ju qëndrojnë pranë, që ju ndihmojnë shumë ndaj, lëreni për më vonë punën  dhe kaloni ca kohë me ta. Në aspektin afektiv do të jeni të përkëdhelurit e partnerit sot.

Ujori

Jeni në një gjendje të vështirë. Bëni analizën e situatës dhe pranoni ndihmën e dikujt që ju rri afër dhe ju pranon ashtu siç jeni.

Peshqit

Nëse diçka nuk shkon me njeriun e zemrës, do të dini të zgjidhni problemin me sukses. Hëna ju ndihmon në çdo aspekt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular