Shqipëria e mbylli në grupe rrugëtimin e saj në kampionatin evropian, ndërsa zyrtarisht është dhe fundi i kontratës së trajnerit Sylvinho, me këtë të fundit që ende nuk ka rinovuar për 2 vite të tjera, edhe pse FSHF ia ka ofruar këtë mundësi në tavolinë.
Braziliani është nën orbitën e disa ekipeve, ndërsa gazetari Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht për Euronews Albania se Estoril Praia është skuadra që po negocion për të bindur 50-vjeçarin
Ekipi që e mbylli sezonin në vendin e 13 ka shprehur interes për Sylvinhon, madje ka gati dhe kushtet për të bindur ish-futbollistin e Barcelonës, Arsenalit e Manchester Cityt. Në orët në vijim pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nëse transferimi do të kryhet apo jo, pork a gjasa që tekniku të gjejë gjuhë ne përbashkët edhe me FSHF.
![](https://euronews.al/wp-content/uploads/2024/06/l1-1.jpg)
Burime nga liga portugeze bëjnë me dije se negociatat mes palëve janë zhvilluar, por nuk konfirmohet nëse është arritur akord paraprak apo jo, por eliminimi i kuqezinjve nga evropiani, ka sjellë menjëherë shkarkimin e trajnerit të Estoril Praia, 40-vjeçarit Vasco Seabra. Këto lëvizje shtojnë edhe më tepër dyshimet se Sylvinho në ditët në vijim do t’i bashkohet “kanarinave”.