Një person ka mbeturi i plagosur në fshatin Malaj në Mirditë, pasi i ishte vendosur një sasi eksplozivi në makinën e tij.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele, ku shtetasi Ledovik Syziu. sapo ka ndezur automjetin e tij ka ndodhur shpërthimi. Personi mbeti i plagosur dhe u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Sipas policië “nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer nje lëndë artizanale”.
Njoftimi:
Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.
Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.
Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.