Presidentja e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Arlinda Muja, u shpreh për RTSH-24 se vitet e fundit ka një rritje të edukatës në popullatë për përdorimin e sistemit bankar por përsëri ka vend dhe hapësirë për një treg që mikrofinancat duhet të shërbej.
Sipas Arlinda Muja, mikrofinanca në Shqipëria ka nisur që në 1996 me një fond rural zhvillimi dhe tashmë prej disa vitesh në treg.
“Mikrofinanca mështet ato individë, biznese të vogla apo fermer të cilët e kanë qasjen në banka më të vogël se sa individët dhe bizneset e tjera. Më para përdorimi i llogarive bankare apo edukimi financiar për vendin tonë ka qënë shumë i ulët dhe mikrofinanca ishte një domosdoshmëri. Tashmë tregu është rritur dhe kemi një edukim të popullsisë që mund të përdori këtë qasje financiare”.
E pyetur për denoncimet e fundit në Banka e Shqipërisë që për shuma të vogla kredie konsumatore i është sekuestruar pasuria e patundshme, ajo u shpreh se që “në 2015 pati një krizë të portofolit të kredive të këqija apo kredive me probleme dhe jo se nuk trajtoheshin më përpara nga kompanitë të specializuara por ishte nevoja për të pasur kompani të licencuara”.
Si Presidente e Shoqatës të Mikrofinancave Shqipare, Arlinda Muja u shpreh se jo të gjitha institucionet financiare të mikrokredisë janë pjesë e shoqatës që ajo drejton.
“Jo të gjitha institucionet janë pjesë e kësaj shoqate sepse në të njëjtin emër të licence mikrokredie , ekzistojnë disa tipologji të llojit të kredi dhënies por dhe të mbledhjes së kredive. Në shoqatën e Mikrofinancës janë në fokus ato institucione që kanë në fokus të biznesit të tyre kredidhënien. Pra këto janë institucione që përfaqësohen në këtë shoqatë.”
Ne, thekoi ai, nuk mbulojmë dhe ato shoqata që merren me mbledhjen e kredive. Ky është dhe dallimi mes nesh pavarësisht se mbajnë të njëjtin emër licence por fokusi i biznesit të tyre është për mbledhje e kredive.
E pyetur nga gazetarja në studio për problematikën e denoncuar së fundmi për mbledhjen e kredive të këqija gjë që ka bërë që barra financiare të bjeri mbi qytetarët duke pasur një peshë të madhe për të shlyer detyrimet dhe a ka një vakum ligjor, ajo u shpreh se, “dukuria për të pasur institucione të dedikuara për të qenë vetëm për mbledhjen e kredive të këqija nuk është e gabuar.
“Është një praktik ndërkombëtare dhe kjo është formula më e mirë. Një bankë që jem kredi dhe duhet të fokusohet më tepër për politikat e saj bankare duke mbrojtur dhe stabilitetin financuar nuk mund të fokusohet dhe për mbledhjen e kredive të këqija. Dhe në një kohë që këto kredi kanë kohë që janë dhënë dhe për ti fshirë këto kredi kjo është praktika më e njohur”.
Ndaj tha ajo, “Nuk duhet vënë në pikëpyetje i gjithë zinxhiri që merret me kreditë apo me kredit e këqija por duhet vënë në pikëpyetje praktikat specifike që ndiqen nga kjo kompani”.
Mbikëqyrja financiare sikurse ndodh të bëhet nga Banka e Shqipërisë si dhe institucionet e tjera, sikurse janë dhe Prokuroria, Dhoma e Përmbarueseve, etj. Nuk mundet që vetëm Banka e Shqipërisë të merret dhe të monitorojë gjithë këtë zinxhir ku të gjitha së bashku mund të rregullojnë gjithë shërbimin Operacionale që ndodh.
“Nga fjalimi i Guvernatorit janë mbi 80 ankesa që kanë shkuar në BSH që për mua nuk përbëjnë një peshë madhore me gjithë peshën e kredive që jepen në vend. Njerëzit duhet të edukohen për të drejtat që ata kanë dhe në këtë mënyrë do të adresojnë dhe problematikën në vendin e duhur dhe të ngrijnë zërin në një marrëdhënie kredie” përfundoi ajo.
/rtsh.al/