U përplasën në BBV, Eva Alikaj flet hapur: Kam telefonuar Luiz Ejllin, më tha që…
Aktorja Eva Likaj, ish-banore e Big Brother VIP e ftuar në Top Arena rrëfeu se nuk ka raport me asnjë nga ish-banorët.
Ajo tha se një herë telefonoi Luiz Ejllin, pasi një vajzë e vogël i kërkoi numrin e tij
Efi: Ke raport me ndonjë nga ish banorët?
Eva Alikaj: Me asnjë, me Fotininë pata pak, por jo, njëherë kam telefonuar Luiz Ejllin më kërkonte një vajzë e vogël numrin e tij, po më tha ‘le të më telefonojë’.
Kujtojmë se Eva dhe Luizi patën përplasje gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP 2.