BallinaAktualitetVENDIMI/ Qeveria shpall dy ditë zie në nderim të Ismail Kadaresë, flamuri...

VENDIMI/ Qeveria shpall dy ditë zie në nderim të Ismail Kadaresë, flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë – të mërkurën homazhet

spot_img
spot_img

Qeveria ka shpallur 2 dhe 3 korrikun ditë zie në nderim të Ismail Kadaresë. Shkrimtari i madh dhe kolosi i letrave shqipe u shua mëngjesin e kësaj të hëne në QSUT, ku ishte dërguar me urgjencë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave, homazhet dhe ceremonia do zhvillohen të mërkurën, 3 korrik, te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nga ora 09.00 deri 11.00 dhe nga ora 11.30 deri 12.30.

Po të mërkurën, pak pas mesditës në orën 13.00, do të ndërpritet çdo aktivitet dhe do të mbahet 1 minutë heshtje.

Shkrimtari i madh do të përcillet për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore. Flamuri kombëtar në institucionet shtetërore do të ulet në gjysmështizë.

Ismail Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, ai ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, i cilësuar si kolosi i letërsisë shqiptare, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.

Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm, më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular