Franca është kualifikuar për në çerekfinalen e Europianit, pas triumfit 1-0 ndaj Belgjikës. Fillimi i ndeshjes ishte i qetë, me të dyja skuadrat që u kujdesën shumë në prapavijë. Me kalimin e minutave, “gjelat” nisën të dalin në lojën e tyre, duke iu afruar disi portës së mbrojtur nga Casteels. Në mesin e fraksionit, De Bruyne vendosi në provë Maignan, i cili u përgjigj mjaft mirë në apel.
Të besuarit e Tedescos reklamuan penallti për një prekje me dorë në zonë, por pas një verifikimi me VAR, arbitri suedez Nyberg vijoi normalisht lojën. Djemtë e Deschamps “flirtuan” me golin e epërsisë në të 33-tën, Thuram nuk u koordinua si duhet me kokë. Në pjesën e dytë, goli i Kolo Muani (86′) i dhuroi triumfin Francës, skuadër që vijon rrugëtimin në Europian