Një grup gazetarësh të ekonomisë do të kishin një takim informues me përfaqësues të Shoqërive të Mikrofinancës rreth zhvillimeve të fundit në këtë treg financiar, por dhe transparencës së vazhdueshme që ata bëjnë për publikun. Kësaj here drejtuesit e Shoqatës dhe të shoqërive të Mikrofinancës mesazhet donin t’i jepnin dhe kërkonin t’i përçonin edhe më fuqishëm përmes përfaqësuesve të medias të sektorit përkatës, ekonomisë. Përpara takimit që do të mbahej në Kamëz tek ferma “Uka” një prej biznesve si histori suksesi e mbështetur nga një prej shoqërive të Mikrofinancës, gazetarët do të bënin një vizitë pranë anëtarëve të Shoqatës sipas preferencave.
Vizita në Kredo.al/Personalisht vendosa të shkoja te Kredo.al. Zgjedhja ishte që unë të shikoja nga afër funksionin e një Shoqërie Mikrofinance, punën e organizuar, por edhe të informohesha për mënyrën se si veprohej nga kredidhënia deri tek mbledhja e kësaj kredie te klienti, pra rrugët dhe sektorët që merreshin me këtë proces. Zallamahia dhe zhurma në treg nga klientë problematikë që informohen saktë teksa marrin kredinë e bëjnë zhurmë kur iu duhet ta kthejnë, e kërkon që këto institucione financiare të sqarojnë e risqarojnë punën e tyre në raport me klientin, të distancohen nga ato institucione që sot janë objekt i drejtësisë dhe ligjit, të cilët nuk kanë qenë dhe janë pjesë e Shoqatës së Mikrofinancës, por madje të distancohen dhe të dënojnë me forcë dhe individë qoftë dhe brenda tyre të cilët mund të shkelin rregullat e tyre strikt financiare, ligjin, megjithëse kjo ka pak gjasa të ndodh sepse instrumentet e kontrollit për secilën nga anëtarët e Shoqatës së Mikrofinancës nuk e lejojnë. E vërteta është që edhe kur një të afërmi apo miku i jep një shumë të hollash borxh me një afat për të t’i kthyer, kur të vijë koha të t’i kthejë ai mërzitet dhe do të të duhet ty të ia kërkosh që të marrësh paratë e tua. Në këto raste populli ka fjalën: Jep me dorë e merr me këmbë (që do të duhet ta ndjekësh) e besoj kjo iu ka ndodhur jo pak qytetarëve.
Vizita në Kredo.al ishte një eksperiencë vërtet e duhur, e çmuar do të thoja për tu informuar dhe kuptuar se si realisht funksionon marrëdhënia shoqëri mikrofinance – klient. I pritur nga Besa Xhumi Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, një profesioniste dhe ekselente në komunikim, pata fatin që të vizitojë nga afër çdo sektor të Kredo.al drejtuar me mjaft profesionalizëm nga Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive dhe njëkohësisht dhe Presidente e Shoqatës së Mikrofinancës znj.Arlinda Muja. Zonja Muja ka një ekip profesionistësh të cilët me arsimin përkatës, përgjegjshmërinë maksimale për detyrat e ngarkuara janë funksionalë në detyrat e tyre dhe bëjnë më të mirën për të qenë sa më pranë klientit. Tek Kredo.al shihje djem dhe vajza të shkolluar dhe punësuar sipas meritës pasi kanë kaluar në filtrat e konkurseve përkatëse dhe kryejnë me përpikmëri detyrat funksionale të ngarkuara. Instrumentet e kontrollit ishin të rrepta nga ato të IT, sigurisë dhe auditit ndaj punës së stafit, por dhe sektorët e tjerë të financës, dhënies dhe mbledhjes së kredisë ishin 100% të përpiktë në atë çfarë bënin duke patur parasysh kujdesin ndaj klientit dhe përparësi absolute informimin e tyre përmes specialistëve në degë pa harruar as tolerancën brenda kufijsh të pranuar. Drejtuesja, ose administratorja e Kredo-s Arlinda Muja gëzonte respektin dhe kishte mbështetjen e stafit në qëllimin e saj për të qenë një kompani me performancën më të mirë në treg. Znj.Muja u bashkua me Kredo Finance në 2017. Ajo ka përvojë në gati dy dekada e gjysëm në pozicione të larta menaxherie në Industrinë e Shërbimit Financiar, ajo ka për qëllim një menaxhim efektiv në kosto si dhe në burime, gjithashtu mëshon në pasjen e një performance cilësore të shërbimit ndaj klientit. Një menaxhere me temperament pasionant me aftësi të larta komunikimi me një histori të gjatë të suksesshme menaxhimi. Znj.Muja është një menaxhere frymëzuese dhe motivuese me aftësi ndër-personale të nivelit të parë dhe talent dhe pasioni për të zhvilluar vizionin e çdo kompanie që ajo administron. E diplomuar në 2001 në shkenca kompjuterike, Arlinda filloi karrierën e saj si menaxhere IT & MIS në Institucionin e Mikrokreditimit Ëorld Vision Albania, ku krijojë dhe drejtoi zhvillimin e të gjitha teknologjive kryesore, si sistemi i ndjekjes së huas, menaxhimi i kontabilitetit, serverat dhe konfigurimet e teknologjisë së sigurisë. Ajo vazhdoi linjën e saj të punës dhe përkushtimin ndaj industrisë së mikrofinancës në NOA ku punoi për 12 vjet, 7 vitet e fundit si anëtare ekzekutive në rolin e Drejtor Operacionesh për të vazhduar më pas në vitin 2017 në Kredo.al.
Kredo.al është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017. Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve. Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët. Klientët janë individë me të ardhura mujore të qëndrueshme, të cilët kërkojnë financim të shpejtë për të plotësuar nevoja konsumi dhe shpenzimi të paparashikuara në rutinën e tyre të përditshme. Ekipi Kredo.al përbëhet nga profesionistë financiarë, të teknologjisë dhe të shërbimit të klientit, të cilët janë ekspertë në fushat e tyre. Të gjitha këto bëjnë të mundur që Kredo.al të ketë avantazhe konkurruese në treg që përfshijnë: Nivel të lartë të shërbimit të klientit dhe komunikimit me ta. Në Kredo.al dëgjojnë me vëmendje nevojat e klientëve dhe ofrojnë mënyrën më të përshtatshme të huamarrjes. Në çdo sportel ofrohet informacion dhe transparencë maksimale e me pas zgjidhje të shpejtë si kohë procesimi të kërkesës së tyre për kredi brenda 15 minutave.
Rreth Mikrofinancës/Sektori i Mikrofinancës luan një rol kyç në mbështetjen që i jep qytetarëve shtresave të ndryshme të shoqërisë, por dhe biznesit. Statistikat janë fakt, kokëforta e konkretisht janë 360 milionë EURO kredi të reja të disbursuara çdo vit mesatarisht. Mikrofinanca është huadhënësi kryesor në bujqësi (85% e financimit total) . Rreth 30 mijë biznese familjare mbështeten çdo vit. Për çdo kredi të dhënë një biznesi start-up krijohen 3 vende pune. Mikrofinanca ka një mbulim 100% të territorit rural, urban e malor, i jep mbështetje grave si lidere dhe si sipërmarrëse. Tregu i shërbyer orientohet drejt shtresave të ulta pra te varfra, mesme qe jetojnë ne varfëri dhe varfëri ekstreme, por edhe bizneseve te vogla mesme, mikrondermarrje, biznese familjare dhe biznese të paformalizuara. Vendin e parë të volumeve të disbursimit e zënë bizneset të të gjitha llojeve (51% të totalit të disbursuar) e më pas individët (34% të totalit të disbursuar). Ndërkohë e parë nga numri i kredive të disbursuara sektori i mikrofinancës është i fokusuar më së shumti tek individi. (75% të kredive të disbursuara).
Aktiviteti kredidhënës ka patur rritje të vazhdueshme – duke anashkaluar këtu vitin pandemic 2020 – duke u nisur dhe nga rregullimet e shpeshta të tregut të kryera nga BSH. Në këtë mënyrë individët kanë patur më shumë hapësirë për te investuar në jetën dhe sipërmarrjet e tyre nëpërmjet financimit.
Sektori i Mikrofinancës ka një zgjerim të madh fizik dhe si pasojë dhe një fokus në punësimin e duhur për të qenë në shërbim të klientit me cilësi dhe korrektësi. Gjithashtu sektori punëson profesionistë të gjitha moshave duke patur një fokus në moshën 30-45 vjeç të cilët janë dhe mosha e cila vendos ekonominë më shumë në lëvizje. Eshtë e rëndësishme të theksohet rritja e numrit të përfaqësuesve femra në nivel të lartë menaxherial ku 63% e kompanive kanë staf drejtues femra nga 41%-60%.
Impakti social/Shoqata Mikrofinanca Shqiptare bashkon institucionet financiare jo bankare më të konsoliduara, me aktivitet kryesor mikrofinancën, të cilat se bashku përfaqësojnë një portofol kredie me tepricë prej 39 miliardë lekësh, me më shumë se 170,000 klientë aktive (shifrat e fundvitit 2022). Shqipëria vazhdon të ketë një kërkesë të fortë për produktet e mikrofinancës. Shumica e IFJB-ve shqiptare ndjekin një politikë të përgjegjshme sociale që synon individë të përjashtuar financiarisht dhe zona gjeografike të pafavorizuara. Sektori i mikrofinancës mbështet një shkallë të gjerë individësh, biznesesh mikro dhe të vogla dhe segmente të tjerë të tregut, me një fokus të fortë në krijimin e vendeve të punës, ngushtimin e boshllëqeve gjinore në sipërmarrje, dhe ofrimin e zgjidhjeve financiare në një mënyrë të qëndrueshme. Tre janë objektivat kryesore të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare: Ajo përfaqëson kur është e nevojshme, anëtarët e saj në tubime kombëtare ose ndërkombëtare, konsultime legjislative e rregullatore dhe evente biznesi; mbështet konsolidimin teknik dhe institucional të anëtarëve të saj, duke shkëmbyer praktikat më të mira dhe duke identifikuar trendet financiare dhe ekonomike. Promovon edukimin financiar dhe njohuritë financiare, aksesin në financim, financimin e përgjegjshëm dhe atë social, dhe sektorin e mikrofinancës në tërësi.
Institucionet Financiare, anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, janë të ndarë në dy grupe kryesore. Nga njëra anë, Institucionet Financiare Jo-Banka si Agro & Social Fund, Crimson Finance Fund Albania, Fondi Besa, IuteCredit Albania, Kredo Finance dhe NOA, dhe nga ana tjetër, Shoqëritë e Kursim- Kreditit, të cilat janë kooperativa financiare të përfaqësuara nga Unionet e tyre përkatëse, sic janë FED Invest SHKK dhe UniFin SHKK. Anëtarët e Shoqatës kanë filluar aktivitetin e tyre qysh në vitin 1992 në një kohë kur Shqipëria u hap para një ekonomie të tregut të lirë pasi kishte duruar një nga regjimet më të frikshme komuniste për 45 vjet. Zhvillimi i mëpasëm i mikrofinancës në Shqipëri ishte kryesisht për shkak të përfshirjes së Bankës Botërore si një nxitës kryesor i përfshirjes financiare të shtresave të varfra me anë të mikrokredive. Në vitin 2017 ishte pothuaj një tabu për gjininë femërore të merrte një kredi e vetme. Si pasojë e dokumentacioneve të reduktuara dhe procesit të lehtë të kredidhënies arrijmë që në 2022 të kemi një rritje prej 263% të femrave të financuara. Gjithashtu prezenca e gjerë me pika fizike ka bërë të mundur të mundësia e financimit të penetrojë dhe në zona të cilat nuk kanë një degë banke në afërsinë e tyre. Vihet re një rritje konstante në zonat urbane për shkak të lëvizjes brenda vendit dhe migrimit të vazhdueshëm të qytetarëve.
Degët e Kredo.al/Kredo.al ofron shërbime e saj thuajse në të gjithë Shqipërinë e konkretisht në Kukës lagjia Nr2, rruga “Dituria” , pallati nr 67, në Berat Lagjia Mangalem, rruga Antipatrea ngjitur me dyqanin e Suvenirit, në Pogradec lagjia nr2, Rruga “ R.Çollaku”, në Kamëz “Bulevardi Blu”, Nr. 249 , në Tiranë në; Tirana 1- Njësia Bashkiake nr.7, rruga “Muhamet Gjollesha”, “Zogu i Zi”, Tirana 2-Njësia Bashkiake nr 2 rr.”Arkitekt Kasemi”, Sheshi Ëillson – rruga “Sulejman Delvina” 11, minibashkia 5, Atlantik- bulevardi Gjergj Fishta pranë N.SH.R.A.K.U, minibashkia 7, Agjencia Yzberisht rruga “3 Dëshmorët”, Tirana 3- rruga e Dibrës, minibashkia 10, Pazari i Ri – Luigj Gurakuqi, 6/3, minibashkia 2, në Astir rrethrrotullimi i Ozone Electronics, Yzberisht, Lapraka 2 – rruga “Lord Bajroni”, 29-33, 1, minibashkia nr.11, Tirana 5- Rr: Fabrika e qelqit, minibashkia 6 Kombinat, rruga e Kavajës, përballë me Poliklinika e Zonjës së Këshillit të Mirë Minibashkia 7, Ali Demi- rruga “Ali Demi” minibashkia 1, Restorant Durresi- rruga “Ferit Xhajko”, minibashkia 8. Të tjera degë janë; Vlorë, bulevardi Ismail Qemali, Rr Isa Boletini, Durrës, rr: Kristaq Rama përballë Stacionit te Trenit, Shkodër -Sheshi Demokracia, Rruga Qemal Dracini, Pallati Hil e Nard Avullija, Fier- Sheshi Fitorja, Lagjja 29 Nentori, Rruga Dervish Hekali, Lushnjë -Lagjia Clirimi Pallati Nr 1, Lushnjë -Lagjia Çlirimi Pallati Nr 1, Korçë-Lagjia 7, rruga Ismail Qemali pranë Hotel Regency, Tropojë- Rruga 28 Gushti, 8702, Bajram Curri, Kavajë -Lagjja 4, Shetitorja Indrit Caca P 11, Ap 5, Burrel – Lagjja Drita, Pall. 4, Kati 1, Rrëshen- Lagjja"Partizani" Laç -Lagjja nr.3,Nr 3/5-N-5,, Q/Lac, Kurbin, Laç, Gjirokastër – Lagjja “18 shtatori”, ne krah te Gjykatës së Rrethit, Durres 2 -Aleksander Goga, kryqezimi me Shoqeria Vllaznia me NOA Bank, Kuçovë- Lagjja Lukan Prifti, ngjitur me Vodafonë, Kuçovë, Berat, Peshkopi-Bulevardi “Elez Isufi”, Elbasan 2- rruga “Dyli Haxhire” pranë Tirana Bank, Bulqizë- lagjia “Minatori” rruga e Pazarit, Librazhd -Lagjja 10 Nëntori, Sarandë -Rruga Onhezmi, Fushë Krujë – Rr.Lacit, (Pll.Hark). Mina HYSA